Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” , në Lezhë.
Sipas burimeve në vendngjarje, të rinjtë, pasi janë konfliktuar verbalisht, janë përfshirë edhe në dhunë fizike me njëri-tjetrin.
Shkaku, sipas të njëjtave burime, dyshohet të jetë një konflikt për motive banale, konkretisht për ngacmimin e një vajze.
Policia është vënë në ndjekje të të rinjve dhe po punon për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë konflikt.
