Rita Ora ka folur rreth thashethemeve për një sherr mes saj dhe Rihanna-s në një intervistë të re speciale me Louis Theroux.

Të dyja artistet kanë nënshkruar me ‘Roc Nation’, agjensinë diskografike në pronësi të Jay Z. Dhe sipas thashethemeve kjo u bë shkak i lajmeve të një mosmarrëveshjeje të supozuar mes tyre.

Në vitin 2015, Ora paditi agjensinë diskografike, duke kërkuar të largohej prej tij pasi pretendonte se asaj i ishte lejuar të publikonte vetëm një album, pavarësisht se kishte krijuar shumë të tjerë.

‘Roc Nation’ kundërshtoi dhe më pas të dyja palët të arrinin një marrëveshje në maj 2016. Ora foli për këtë në intervistë ku u pyet se pse nuk publikoheshin këngët e saj.

“Nuk e di. Regjistrova këngë për dy ose tre vjet rresht. Unë regjistrova një videoklip dhe ata e hoqën atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”-u përgjigj ajo.

Duke u ndalur te Rihanna, Theroux e pyeti: “Është raportuar se të gjitha këngët i shkonin Rihanna-s – ajo ishte padyshim artistja më e njohur. Ajo po i refuzonte fillimisht të gjitha dhe do të ulej t’i shihte të gjitha vetë. Por, ti nuk mund ta bëje diçka të tillë dhe ajo kishte një problem me ty.”

Mirëpo, Rita dha një përgjigje ‘diplomatike’, duke u shprehur se në këtë industri pëpiqen t’i vënë gratë kundër njëra-tjetrës. Gjithsesi, shtoi se ka qenë gjithnjë një fanse e Rihanna-s dhe gëzon respekt për të.

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se ata gjithmonë i vënë gratë kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe do të jem gjithmonë. Kam respekt për të.”

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: