Të jesh person publik, automatikisht bëhesh edhe model referimi për personat që të ndjekin, veçanërisht për adoleshentët. Kështu mendojnë dhe babai i Noizy-t dhe ai i Albert Krasniqit (djalit që plagosi Noizy-n), referuar përleshjes që ndodhi në Prishtinë mes dy grupeve rivale, “OTR” dhe “Babastars”.

Një grindje me fjalë mes tyre mori përmasa edhe më të mëdha, duke përfunduar me përdorimin e armës dhe me plagosjen e Noizy-t dhe mikut të tij Varrosit. Por, ndërkohë që djali që është edhe autor i plagosjes ndodhet në burg, babai i tij, Skënderi dhe i reperit nga Shqipëria, Bashkimi kanë vendosur të takohen dhe të qetësojnë gjakrat duke kërkuar paqe mes tyre.

Ata i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit në mënyrë miqësore, duke kaluar kështu nga shembulli negativ i djemve të tyre në një shembull pozitiv me shtrëngimin e duarve. Mediat kosovare raportojnë se familjarët e Albert Krasniqit dhe të Noizy-t janë takuar në Kukës, ku dhe i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit duke e mbyllur njëherë e mirë këtë çështje.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: