Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues mjeti, si dhe ka referuar materialet për 3 shtetas të mitur, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

•Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjyaktës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale K. O., 12 vjeç, L. L., 13 vjeç dhe  L.L., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme  në rrugën “Karahman Ylli”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete rrethanore dhe prerëse shtetasit e mitur me iniciale A. H., 12 vjeç, dhe L. H, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E(S)., M(M), 44 vjeç, sepse në bulevardin “Migjeni”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb