Akuza për racizëm, grushte, polemika dhe shumë gjeste të tjera jo sportive e shndërruan klasiken e futbollit francez, në një kaos të paparë. PSG-Marsellie do të mbahet mend gjatë për një 5 kartonët e kuq, 11 të verdhë dhe për sherrin në fund ku protagonist kryesor ishte Neymar.

Sulmuesi brazilian bën prapa kthehu duke u penguar për gjestet e tij: Jam i trishtuar teksa shoh të gjithë urrejtjen që mund të shkaktoj një gjaknxehtësi e momentit. A duhet ta injoroja? Nuk e di akoma por kur e mendoj me ftohtësi mendoj se po. U errësova gjatë ndeshjes dhe me mungoj qetësia”, shkruan Neymar në rrjetet e tij sociale. Pavarësisht fjalëve të yllit brazilian, Neymar rrezikon jo pak por 4-7 ndeshje pezullim. Mungesa e tij do të ishte shumë e rëndë për PSG në këtë fillim sezoni ku në dy ndeshje kanë pësuar dy humbje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: