Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në një qendër votimi në zonën e Kasharit, ku është ushtruar dhunë ndaj sekretarit të KZAZ-së.
Në një deklaratë për mediat, Këlliçi akuzoi vëzhguesit e maxhorancës si autorë të sherrit, duke e cilësuar ngjarjen si “krim zgjedhor” dhe njoftoi se Partia Demokratike do ta çojë çështjen në SPAK. Ai e cilësoi ngjarjen si një akt të mirëorganizuar dhe premtoi ndjekje penale për të gjithë të përfshirët.
Belind Këlliçi deklaratë për mediat: Sherri u bë nga vëzhguesit e maxhorancës. Personat që kanë dhunuar sekretarin e KZAZ janë larguar. Policia ka ardhur, por deri tani sa dimë nuk kanë bërë asgjë. Sekretari i KZAZ ka shkuar në polici, do denoncojmë në SPAK. Ky është krim zgjedhor, do ta dërgojmë në SPAK. Në dijeninë time, personi nuk ka qenë i paautorizuar. Këta individë i kemi shpallur terroristë elektoralë e si të tillë do trajtohen nga PD, nga i pari tek i fundit.