SHKODER– Konflikti me 30-vjecarin Alfred Pllumi për vjedhjen e një sasie parash dyshohet se u bë shkak për vrasjen e 54-vjeçarit Prendush Fusha mbrëmjen e se hënës në vendin e quajtur “Ura e Thive” në Shkodër.

Pak dite pasi i kishin grabitur paratë në banesë, Prendush Fusha u paraqit në komisariatin e policisë së Shkodrës për të berë denoncim, ku kishte përmendur si autor të mundshëm të vjedhjes 30-vjeçarin Pllumi. Por akuzat e tij shkaktuan zemërimin e 30-vjecarit, i cili mohoi në polici të kishte lidhje me vjedhjen dhe për mungese provash u la i lirë.

Por çështja nuk përfundoi me kaq, pasi mbrëmjen e se hënës Alfred Pllumi shkoi pranë banesës se Fushes, për t’i kërkuar llogari se perse kishte përmendur emrin e tij në polici. Në debat e sipër, 30-veçari e qëlloi Fushën me thikë pranë zemrës.

Autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa 54-vjecari u transportua në spitalin rajonal, por fatkeqësisht nuk mundi te mbijetonte dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka shpallur ne kërkim 30-vjecarin Alfred Pllumi pasi besohet se është autor i vrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: