Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Librazhdit, pasi goditën me sende të forta babë e bir. Ngjarja ndodhi në fshatin Hotolisht. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër), si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.

Këta shtetas, akuzohen se kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin me inicialet P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb