Me 34 pikë në 18 jave, Tirana mbyll fazën e dytë në krye, të vetëm, plus 4 pikë në raport me Partizanin. Përtej zhrumës së madhe që prodhoi kjo merkato dimri, me hyrje dalje të shumta, në shtëpinë e bardhebluve kanë më shumë se një arsye për të festuar.

Përballë Erzenit ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat, për herë të parë këtë sezon arrijnë ta bëjnë diçka të tillë, ishte fitorja e katërt në katër ndeshje të këtij viti, shifrat janë perfekte, duke sjell besim për pjesën e mbetur të sezonit.

Kryeqytetasit kanë shansin e artë të mbrojnë titullin kampion, diçka e tillë nuk ndodh që në kohën e Skënderbeut, Shehi dhe stafi i tij mund janë më të qetë, kjo merkato dimri, solli në klub të ardhura, nga shitja e Xhixhës, por ekipi nuk e ka humbur aspak shkëlqimin, përkundrazi.

Afrimi i Abazaj, Lushkjes, dhe forma e mirë që po kalon dyshja Hasani-Patrik japin garanci. Kjo u vërtetua edhe në sfidën e fundit, atë kundër Erzenit, ku këtë herë ishte Hasani ai që bëri liderin me një dopiote.

Pas fazës së dytë, Shehi sheh që ka në dispozicion sulmuesin më të mirë në kampionat, 31 gola të shënuar, kanë gjithashtu mbrojtjen më të mirë me 12 gola të pësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb