“Dopjeta” e Messit kundër Espanyol jo vetëm që vulosi derbin por i dha mundësinë “pleshtit” të vendos një rekord unik. Falë atij dygolëshi, Messi arrin në kuotën e 40 golave në sezon, por lajmi nuk është ky, pasi Messi është një makineri golash, kjo është hera e dhjetë radhazi që argjentinasi arrin këtë shifër duke u shndërruar në lojtarin e parë në historinë e futbollit botëror që shkon në këto nivele.

Messi
Messi

Si gjithnjë kur flasim për Messin dhe rekordet e tij nuk mund të mungojë as C.Ronaldo. Ylli portugez ndjek nga pranë Messin në këtë klasifikim bomberash pasi sulmuesi i Juventusit ka arritur 9 herë të kap minimalisht kuotën e 40 golave në sezon, por ndryshe nga Messi nuk i ka arritur radhazi. Shumë mendojë se Messi është në këto nivele falë lojtarëve që ka pasur pas, si Xavi e Iniesta, por ja që edhe tani kur nuk ka pranë dy “magjistarë” të topit, Messi vijon të ketë të njëjtën marrëdhënie me golin.

Lionel Messi Barcelona Xgny2egbdmvd1uk9b4pb6gkgm
Lionel Messi Barcelona Xgny2egbdmvd1uk9b4pb6gkgm

Brenda këtyre shifrave gjejmë të tjetër rekorde. Në 5 nga 10 edicionet radhazi, Messi ka arritur kuotën e 50 golave, ky është një rekord absolut në historinë 73 vjeçare të La Ligas. Pas Messit dhe Ronaldos duhet të kthehemi shumë pas në kohë për të gjetur një tjetër konkurrent, në vendin e tretë renditet Pele, më pas Gert Myler etj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: