Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen prej 2 javësh.

Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6425 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 682 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 317 raste.

Ndërsa viktimat kanë qenë 32 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 129. Po ashtu janë shëruar edhe 1031 pacientë, 160369 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive me Covid janë 14394.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb