Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me shifrat e INSTAT që tregonin vështirësitë e familjeve shqiptare me më pak të ardhura.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Braimllari tha se Rilindja zhyt në varfëri të thellë familjet shqiptare.

REAGIMI I BRAIMLLARIT
Rilindja zhyt në varfëri të thellë familjet shqiptare.
Familjet shqiptare braktisen nga qeveria, asnjë masë për rritjen e çmimeve.
INSTAT, institucion në varësi të qeverisë, thotë se në vitin 2021 shqiptarët harxhuan afro 52 për qind të të ardhurave të tyre për ushqime, ujë dhe drita.
Nga këto rreth 42% e zenë shpenzimet për ushqime.
INSTAT thotë gjithashtu se një familje me 3,7 anëtarë i duhen mesatarisht 845 mijë lekë të vjetra për të konsumuar në muaj.
Pra një familje ku bën pjesë, burri, gruaja dhe dy fëmijë, i duhen minimalisht 845 mijë lekë për të përballuar muajin.
Pyetja që shtrohet në këtë rast është që familjet, ku burri dhe gruaja mund të jenë të papunë, nuk kanë një punë stabël, apo kanë paga minimale, si e përballojnë muajin?
Përgjigja është e qartë, ose duke marrë borxhe ose duke marrë ushqime me listë.
Dhe raporti flet për vitin 2021, kur kriza e çmimeve nuk kishte nisur ende.
Çka do të thotë se për vitin aktual, kur çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë rritur me gati 40 për qind, situata është bërë edhe më e vështirë.
Por ndërsa shqiptarët përballen gjithmonë e më shumë me rritjen stratosferike të çmimeve, qeveria tallet me indeksime qesharake të inflacionit, duke mos marrë asnjë masë për lehtësimin e barës fiskale apo dhe për të ndihmuar shtresën e ulët dhe atë të mesme.
Ndaj është koha për t’i thënë boll dhe që shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre.
Partia e Lirisë ka propozuar ne shtator projektligjin per indeksimin e pagave në parlament.
Partia e Lirisë do bëjë gjithçka që kjo situatë të marrë fund dhe qeverisja t’i kthehet shqiptarëve.

310514192 640637020764692 7776560192558786205 N
310514192 640637020764692 7776560192558786205 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb