Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Shijak, ku ka takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, Rama nuk i ndali batutat për Shijakun, duke e cilësuar si djepin e demokracisë, pasi më herët ka qenë bastion i së djathtës, ndërsa theksoi se; “Shijaku djep i demokracisë, ndërtimi begati”.

Kreu i qeverisë po ashtu thumboi edhe analistët që shfaqen në ekranet e mediave, teksa një qen po lehte. “Hiqe mor atë analist. Fute mbrena analistin, se na mbyte. Fute brenda analistin. Fute mbren. Oh Zot.”, tha Rama.

Mes të tjerash ai shtoi se dëmet e mëdha kanë ardhur nga ndërhyrja në kolonat e pallateve. “Janë bërë edhe ndërhyrje pa leje. Fut e shto, fut e shto. Të lirë kanë qenë të lirë. Shijaku ka qenë djepi i demokracisë. Liri demokraci, e di unë atë punë. Liri demokraci, ndërtimi begati. Bjeri t’i bjemë. Dhe pastaj të gjithë me një vrimë. Kështu shkon jeta. Duhet të gjeni diçka në fshat (shtëpi) për momentin se nuk ka. Zoti e ka në dorë, por na e ka dhënë ai në dorë që të vendosim vetë. Nuk duhet të bëjmë gabime (që të jetojnë në pallatet e dëmtuara) Qiratë janë dhënë. Kjo histori kërkon kohë. Këtu do shembet, do rindërtohet. Duhet të merrni shtëpi me qira. Ne kemi marrë tendat e dimrit, por ato janë tenda.”, pohoi Rama.

DISKUTIMI
Qytetarja:
400 mijë lekë një dhomë. Ku të shkojmë

Rama: Do i paguajmë ne. Po jo 400 mijë.

Qytetarja: Po aq janë, i kanë rritur.

Rama: Nuk ka qira 400 mijë lekë, tani të lutem. Ne në Tiranë qiratë i kemi 200 mijë lekë. Këtu në Shijak e Durrës s’ka shumë banesa me qira. Ju duhet të shkoni të shihni në fshat. S’ka si zgjidhet kjo punë me shkop magjik.

Banorja: Ju duhet të na falni se bëjmë dhe gabime kur flasim.

Rama: Për atë punë s’ma kalon njeri mua. Unë bëj gabime sa të duash. Kështu që e kuptoj shumë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb