Arturo Vidal, pas një aventure të gjatë në Evropë, me skuadrat më të mira dhe prestigjoze, si Barcelona, Bayern Munchen apo Inter, zgjodhi këtë verë të transferohej te Flamengo në Brazil.

Ai ndihet i kënaqur si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Kjo edhe falë partneres së tij Sonia Isaza, e cila e bën të argëtohet, madje e gatshme të vallëzojë në publik me të.

Kolumbiania njihet për format e trupit të saj, kjo edhe falë stërvitjes intensive që bën. Trupi i saj është perfekt, madje me muskuj që edhe vetë Vidal nuk i ka. Së fundmi, Isaza ka postuar disa foto, duke i shoqëruar me një dedikim domethënës:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nëse e kaloni jetën duke u ndalur në të kaluarën, ose duke u shqetësuar për të ardhmen, do të ndaloni së jetuari të vetmen kohë që ju takon: e tashmja. E kaluara shërben për të mësuar dhe e ardhmja për t’ju emocionuar. Askush nuk e ka blerë jetën, shijoni çdo moment, mos i lini të ikin. Nuk e dija se cilën foto të vendosja, kështu që po i postoj të gjitha!” – shkruan Sonia në Instagram, ku 3.5 milionë ndjekësit kanë shijuar format perfektë të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb