Ish-ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj shprehet se skandali i SHISH ka alarmuar aleatët. Në “Minuta e Parë” me Ola Bruko në News24, Demiraj tha se Shërbimi Informativ është në shërbim të krimit të organizuar. Ai theksoi se zgjidhja e kësaj situate do të ishte largimi i menjëhershëm i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.
Ai tha gjithashtu se kryeministri duhet të sqarojë se si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH, pasi u shkarkua nga shërbimi inteligjent i Kosovës.
Dritan Demiraj: Siguria Kombëtare ka rënë qëkur Edi Rama u bë kryeministër i Shqipërisë. SHISH është në shërbim të krimit, kjo ka skandalizuar aleatët. Zgjidhja është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës, kryeministrit të përkohshëm, dhe krijimi i një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme, kohë në të cilën gjatë 1 viti të pastrohen institucionet e sigurisë. Rama është i diskredituar. E kam deklaruar, pritej të vinte në New York dhe Michigan. Nuk ka takuar askënd, bëri përpjekje për të zhvilluar takime me shuma të mëdha monetare. U lobua me shuma të mëdha. Tentoi të takonte Sekretarin e Shtetit, por edhe më lart. Ndërsa nuk ka takime as me senatorë dhe as kongresmenë. Pse janë skandalizuar shërbimet partnere? Si u mor Vlora Hyseni? E mori si paketë të sllavo-komunistëve serbë. Kemi një luftë të madhe të lobit serb dhe grek për të takuar media, institucionet politike, administratë dhe institucionet kyçe. Dhe për këtë arsye, duke qenë se nuk ka çfarë të thotë tentohet të bëjë propagandë se janë skandalizuar institucionet pse kanë dalë informacionet e hetimeve. Partnerët skandalizohen nga mungesa e transparencës. Rama erdhi në Parlament në 2013 me 13 të dënuar që ia hoqi dekriminalizimi. Shkarkimi në Kosovë hedh poshtë gënjeshtrat e Edi Ramës për referenca pozitive për Vlora Hysenin.
