TIRANE- Sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Salianji, duke qëndruar tek ngjarjet e fundit politike në vend, e cilësoi kryeministrin Edi Rama si kriminel.

Me anë të një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, Salianji theksoi se Rama i trajton zgjedhjet si luftë dhe sipas tij, do “vrasë” për pushtet këdo që i del para, duke sjellë në vëmendje shkarkimin e Ylli Manjanit nga Ministria e Drejtësisë.

“Është krimi në krye të qeverisë apo qeveria qe funksionon me mjete kriminale. Kjo shumice ndërtoi batakun ku secili në politikë shihet si pis, për shkak se të gjitha asetet qeveritare përdoren vetëm për të fituar para për interesa vetjake ndërsa pushteti frikëson e dhunon qytetarët! Kjo qeveri brenda vetes njëri akuzon tjetrin për lidhje të krimit me politikën, për inkriminimin e administratës, për përdorimin e policisë për zgjedhjet, për përdorimin e policisë për korrje droge, për lidhje kriminale me biznesin e mafias etj, do të shkojë në zgjedhje duke përdorur çdo armë për të deformuar vullnetin ë shqiptarëve. Edi Rama i trajton zgjedhjet si luftë dhe siç e ka treguar do “vrasë” për pushtet këdo që i del para. Kushdo që mendon që kjo qeveri bën zgjedhje të lira dhe të ndershme më e pakta është në naivitet të plotë! Revolta dhe presioni qytetar janë zgjidhja e vetme në këtë situatë, kthimi i sovranitetit tek populli sa më parë, sa më shpejt!”, pohon Salianji.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: