Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të votojë sot për shkarkimin e ministrit Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarë.

Ziadin Sela nga radhët e Aleancës për Shqiptarë pas përçarjes partiake, theksoi se do të votojë për shkarkimin e ministrave, duke theksuar se kanë siguruar edhe votat e mjaftueshme.

“Po patjetër që e kemi shumicën, presim që të zbatohen vendimet e organeve të partisë. E kemi marrë një vendim në Këshillin drejtues që në të njëjtën kohë është edhe Komisioni kadrovik i partisë dhe sot duhet të zbatohet ajo që e ka marrë si vendim Aleanca për Shqiptarë”, tha Sela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: