Të dhënat personale të rreth një miliardë qytetarëve kinezë janë hakeruar, duke u cilësuar si një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë online në botë.

Por sikur të mos ishte vetëm ky problemi, Hakeri, i cili përdor pseudonimin ChinaDan, afërsisht 200,000 dollarë për të gjithë bazën e të dhënave 23 terabajt.

Këto të dhëna sipas tij përmbajnë emrat, numrat kombëtarë të identifikimit, numrat e telefonit, ditëlindjet dhe vendlindjet e një miliardë njerëz.

Po ashtu edhe fotografi, të përdorura në dokumente zyrtare ose të marra në sistemet e njohjes së fytyrës, informacione nga certifikatat e vdekjes, patentat e shoferit dhe lejet e praktikës janë përfshirë gjithashtu, thotë ChinaDan.

Skedarët e mostrave janë verifikuar si autentikë nga ekspertët e sigurisë dhe Ëall Street Journal, e cila thirri disa nga ata, numrat e të cilëve ishin të listuar.

Pesë konfirmuan të gjitha të dhënat, duke përfshirë detajet e rastit që do të ishte e vështirë të merreshin nga ndonjë burim tjetër përveç policisë.

Gazetarët në AFP ishin në gjendje të verifikonin informacionin e katër personave, duke përfshirë emrat dhe adresat e tyre të listuara në skedarët e mostrës nga baza e të dhënave.

Të dhënat duket se kanë ardhur nga një shumëllojshmëri burimesh, duke përfshirë shërbimet qeveritare si policia, ankesat civile dhe të dhënat e policisë lokale

Vitin e kaluar Pekini prezantoi Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit Personal.

Rregullat synojnë kryesisht kompanitë private dhe një numër i kompanive të huaja të teknologjisë janë larguar që atëherë nga tregu kinez , duke përmendur “kërkesat më të mëdha të pajtueshmërisë”.

Qeveria mbledh informacione personale si pjesë e një programi masiv mbikëqyrjeje ndaj qytetarëve të saj. Është e paqartë se kush, nëse dikush, do të mbahet përgjegjës për shkeljen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: