Katër futbollistë me prejardhje shqiptare kanë gjetur vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës, duke bërë që prezenca shqiptare të jetë ndër më të dukshmet në 11-shen ideale.

Bëhet fjalë për Samuel Krasniqin e Grasshoperit, Donat Rrudhanin e Sionit, Lutfi Dalipin e Vaduzit dhe Uran Bislimin e Luganos.

4 lojtarët janë përzgjedhur pas paraqitjeve të tyre të spikatura me klubet respektive. Vlen të theksohet se futbollistët shënuan gol për ekipet e tyre.  Në fundjavë u luajt java e katërt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb