Donis Avdijaj po bën një sezon pozitiv te Hartberg në Bundesligën austriake, teksa së fundmi ka realizuar 3 gola brenda një takimi. Lojtari shqiptar zhbllokoi shifrat me Klagenfurt që në minutën e 2-të. Në të 16-ën ai i dyfishoi ato. Realizimi i tretë erdhi në minutën e 33′.

Ky është goli i tij i 10-të këtë sezon, që është edhe numri më i madh i golave të shënuar në një sezon për Donisin. Më parë, ai ka luajtur për Schalke dhe Trabzonspor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb