Man.United shkëlqen pa C.Ronaldo, “djajtë e kuq” e rinisin me një fitore të bukur 3-0 përballë Nottingham Forest. Në “Old Traford”, ofensiva e Ten Hag ishte e kolauduar në perfeksion ku dyshja Rashford-Matrial gjetën dy herë rrugën e rrjetës brenda 22 minutave.

Rashford finalizoi me shumë klas brenda në zonë një skemë perfekte nga goditja e këndit ndërsa pak minuta më pas dhuroi një asist për Matrial. Në fundin e ndeshjes, në minutën e 87-të, ishte Fred që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0.

Me këtë fitore, Man.United ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 29-të pikëve, një më pak se Tottenham. Në fund të sfidës, Ten Hag u ngacmua sërish në lidhje me Ronaldo-n:

“Unë shoh një skuadër shumë të uritur, nuk shoh pas, por vetëm të ardhmen. Ronaldo zgjodhi të na përshëndeste, tani ai nuk bën më pjesë e grupit”, u shpreh Ten Hag.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb