Pesë anëtarë të familjes Lesi në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë shpëtuan për mrekulli, pasi një shkëmb i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra fare pranë banesës së tyre.

Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi guri ndaloi pak centimetra para se të përplaset me murin e shtëpisë. Në momentin e ngjarjes pjesëtarët e familjes Lesi kanë qenë në gjumë, por tronditja nga zhurma e shkaktuar nga shkëputja e gurit ka qene madhe.

Një shkëmb i përmasave të mëdha ra dhe në rrugën Rubik-Katund i Vjetër, duke bllokuar për disa orë lëvizjen e mjeteve. Për largimin e shkëmbit nga rruga u angazhuan punëtore e mjete të Bashkisë Mirditë dhe pas disa orësh u bë e mundur hapja e këtij segmenti rrugor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb