SPANJE-Tre persona, dy prej të cilëve roja civile humbën jetën pas një shkëmbimi zjarri në lindje të Spanjës, bënë të ditur autoritetet.

“Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në një banesë të izoluar në provincën rurale të Teruel dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy rojave civile dhe një personi tjetër”, theksoi një zëdhënës i nënprefekturës.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar asnjë të arrestuar, ndërkohë që operacioni policor po vazhdon në fshatrat e Andorras dhe Albalate del Arzobispo, rreth 350 kilometra në lindje të Madridit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: