Pedagogu dhe aktivisti Endri Shabani, i ftuar këtë mbrëmje në “Open”, i është drejtuar me një pyetje zëvendës ministrit të Ekonomisë, Besart Kadia, duke i thënë se përse qeveria ka dhënë para për 300 biznesmenë të mëdhenj, dhe nuk ka dhënë ndihmë për biznesin e vogël.

Kadia tha se dhënia e këtyre parave nuk quhet ndihëm ekonomike, por ndikon në zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa shtoi se biznesi i vogël është ndihmuar duke mos iu rritur çmimi i energjisë dhe se ka disa që nuk paguajnë as taksa.

Por gjatë debatit nuk kanë munguar as ironitë, kur Kadia i është drejtuar Shabanit duke i thënë se duhet të bëjë edhe një herë kursin e ekonomisë.

“Nuk të shkon kjo, nuk është etike, sepse jemi miq dhe sepse ti e njeh shkollimin tim”, iu përgjigj Shabani.

Pjesë nga debati:

Kadia: Duke qenë se inflacioni, nuk është veprimi i politikave ekonomike që ka sjellë këto problematike në Shqipëri, është inflacion i importuar. Shqipëria po sjell pasoja, dhe do marrë çdo masë me paratë e taksave për të ndihmuar shtresat në nevojë, por pa dëmtuar ekonominë. Kjo nuk është çështje e përkohshme, që të rrisësh dyfish pensionet.

Shabani: Pse i jep ndihmë ekonomike oligarkëve?

Kadia: Të japësh para për punë publike nuk quhet ndihmë ekonomike, je duke zhvilluar ekonominë. T’i ke 700 vrima që duhet të mbyllësh njëkohësisht se je shtet, po të kishim ndjekur çfarë është propozuar edhe më parë, që të hiqen taksat, pas 6 muajsh do ishim aq më pak lekë sa nuk do bënim as këto që kemi bërë

Shabani: Qeveria i ka dhënë koncesione oligarkëve, tani i ka dhënë 65 mijë euro plus, ato janë biznesmen, tani ne kemi 150 mijë të punësuar dhe… thelbi është, ka nënshkruar kontratë këtyre biznese, këtyre u janë rritur cimet, por u janë rritur edhe furrave të bukës, sipas qeverisë këtyre u është rritur se sjellin zhvillim. Në fakt biznesi i vogël punëson 150 mijë euro, dhe biznesit të vogël nuk u ka dhënë ndihmë.

Kadia: Më shih në sy se po flet me mua

Shabani: Po flas me publikun

Kadia: Të thuash ti që nuk më intereson për këto biznese, është çmenduri

Shabani: Kjo krizë ka ardhur për dy lloj biznesmenësh… sa i ka dhënë biznesit të vogël

Kadia: Ka nga ata që nuk paguajnë fare…

Shabani: Ju punoni për 300 oligarkë, unë mendoj se duhet të punoni për të gjithë

Kadia: Të sugjeroj të futesh dhe një herë në kursin e ekonomisë dhe të vish të debatosh

Shabani: Nuk është etike sepse e para jemi miq

Kadia: Edhe mes miqsh ka këshilla

Shabani: Ti e di shumë mirë shkollimin tim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb