TIRANË – Ministria e Brendshme ka emëruar sot kreun e Ri të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, Lorenc Panganikën.

Burime të “News 24” nga Shkodra bënë të ditur se Panganika, që ka lënë qarkun e Beratit, do të zëvendësojë Shaban Nexhin. Prezantimi i kreut të ri pritet të bëhet pasditen e sotme në Shkodër. Ende nuk dihet se në cilin post do të emërohet Nexhi.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: