SHKODER- Aksioni për largimin e tregëtarëve të duhanit nga rruga ka shkaktuar përplasje mes policisë dhe tyre. Kontrollit është ushtruar në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës ndërsa u përqëndrua tek ata tregëtarë që veprojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licensë.

Sipas tregtarëve fillimisht kanë ardhur disa persona civil pa uniforme të shtetit duke i thënë që të largojnë mallin nga rruga. Pas tyre kanë mbërritur edhe punonjës të policisë së shtetit me në krye Drejtorin e Policisë së Shkodrës, Lorenc Panganika.

Vetë tregtarët këtë aksion e quajnë një grabitje që u behet në mes të ditës, duke akuzuar qeverinë se në vend që të mbështes këto fermerë, po i fundos edhe më shumë duke u hequr ato pak të ardhura që mbajnë familjet. Burime nga policia e Shkodrës thanë se kërkesë kryesore ka qenë dokumentacioni për mallin e tregtuar dhe origjina e tij, kërkesë të cilës tregtarët nuk i janë përgjigjur pasi gjithë sasia e mallit që disponojnë është nga tokat e tyre bujqësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: