Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i të riut në Tiranë, pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Shupal në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se 24-vjeçari me inicialet O.N., punonte si bari në këtë fshat, ndërsa 15-vjeçarja ishte ngacmuar nga i riu teksa ajo kishte shkuar në kullotë për të marrë delet.

Po ashtu mësohet se kur 24-vjeçari është gjendur në kullotë i vetëm me vajzën, ka nisur ta ngacmojë më fjalë. Kaq mjaftoi që kjo e fundit t’ju tregojë prindërve dhe më pas ata të bënin kallëzimin në polici, duke e çuar autorin e ngjarjes pas hekurave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb