Një email që ka mbërritur në adresat e shumë mësuesve dhe prindërve se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19, ka bërë xhiro në rrjet.

Në emailin që publikohet si më poshtë thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore.

  • foto galeri

Por si qëndron e vërteta?! ‘BalkanWeb’ u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që u konfirmua zyrtarisht se ky email nuk është i vërtetë. Burime zyrtare nga MSH përgënjeshtruan për ‘BalkanWeb’ faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është fals.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: