Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme kantierin e ndërtimit të një shkolle në Kavajë, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 52 viktima.

Teksa shoqërohej nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, kryeministri u njoh me projektin në fjalë si dhe afatet e përfundimit të godinës. Po ashtu ai i sugjeroi kryetarit të Bashkisë së Kavajës, që të krijohet mundësia që të shpronësohen edhe disa godina që ndodhen në territorin e kësaj shkolle, në mënyrë të tillë që të ketë më shumë mjedise për këtë institucion.

Ndërkohë, ministri Ahmetaj tha se afati i përfundimit të kësaj shkolle, dhe jo vetëm, është 26 nëntori.

“Në 26 nëntor, e kanë detyrim që ne të vijmë të fusim vet nxënësit në shkollë. Zonat ku do bëhen pallatet janë pronë e bashkisë dhe i jep mundësi ehe për zhvillim urban komunitar.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb