SHKODER– Shkolla profesionale e veterinarisë në Shkodër, ndodhet në prag të shembjes duke rrezikuar kështu edhe jetën e studentëve.

Kjo për arsye se në këtë godinë prej kohësh nuk janë bërë investime.

E rrethuar nga lagështia dhe suvatë e rrëzuara, bën që ambjentet e kësaj shkolle të jenë jashtë çdo lloj kushti për të zhvillua njër mësim normal. Në këtë shkollë profesionale veterinare e vendosur në lagjen “Kiras” të Shkodrës, prej vitit 1950 kanë dalë breza të tërë veterineresh.shkolla-21-411×226

Orët e praktikës veçanërisht laboratoret në të cilat gjenden fosile, mokete kafshësh një pjesë e tyre mbi 50 vjecare po degradojnë nga lagështira.

Kjo është një nga të paktat shkolla për edukimin professional,ku vendoset dhe objektivi prioritarë i qeverisë për arsimimin e të rinjëve në të ardhmen.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: