Është rritur numri i personave të arrestuar në lidhje me tensionet e regjistruara gjatë protestës së mbajtur paraditen e sotme para Parlamentit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 11 persona mbahen në Komisariatin nr. 3, duke e çuar në 19 numrin total të të arrestuarve.

Sipas të dhënave të raportuara, shpërndarja e të arrestuarve sipas komisariateve është si më poshtë:

4 të arrestuar në Komisariatin nr. 1;
4 të arrestuar në Komisariatin nr. 4;
11 të arrestuar në Komisariatin nr. 3.

Të arrestuarit akuzohen për përfshirje në incidentet e ndodhura gjatë protestës, ndërsa pritet që Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar lidhur me akuzat dhe masat procedurale ndaj tyre.

Të arrestuarit janë identifikuar si:
Besard Kajmi
Aristotel Elezaj
Gentjan Progni
Durim Bami
Kujtim Pervataj
Romario Dushi
Ardit Ymaj
Niko Qarkaj
Ylli Shima
Ervis Gjoni
Frrok Bardhi
Rezart Pirani
Admir Tershalla
Alban Nikolli
Elvis Bici
Altin Hila
Ervin Gega
Arben Lleshaj
Everes Bardhi

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb