Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se edhe dy persona kanë rezultuar pozitivë në testimet që u janë bërë me koronavirus, duke e dërguar 63 numrin e të prekurve me këtë sëmundje.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”, është thënë në njoftim.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për një person të vdekur me koronavirus. Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja së fundmi me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kundërshtuar vendimet e qeverisë për ndalim të qarkullimit disa orë në ditë duke kërkuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: