SHKODER– Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër mori të pandehur dhe dërgoi për gjykim ish-administratorët e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a, dhe financierin e këtij klubi.

Për ta u ngrit akuza për shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, dhe shpërdorim i fondeve publike duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej afro 30 000 000 lekësh.

Konkretisht, shtetasit Fatos Gjyrezi, administrator i shoqërisë nga data 1 shtator 2012 deri në datën 12 gusht 2014, Neritan Kalamishi, administrator i shoqërisë nga data 12 gusht 2014 deri në datën 8 janar 2016, dhe Denis Fani financier i shoqërisë.

Gjithashtu, ndaj këtyre shtetasve është filluar procedimi penal për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb