*15-vjeçari me iniciale K.L kishte shkuar për të pritur nënën e tij, e cila punon si sanitare

DURRËS-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi besohet se ka rënë në gropën e ashensorit te një biznesi, ndërsa tjetër person është plagosur. Ngjarja ndodhi në një ndërtesë tre-katëshe në Shkozet, në 2 katet e para të të cilës operon një zdrukthtari dhe në katin e tretë është një repart prodhimi këpucësh i një firme italiane.

15-vjeçari me iniciale K.L kishte shkuar për të pritur nënën e tij, e cila punon si sanitare në dy katet e para të ndërtesës. Nuk dihet ende në ç’rrethana, djali është rrëzuar nga ashensori dhe ka rënë në gropën e tij nga një lartësi 6 metra, por sipas asaj qe thonë punetorët, ai mund të jetë rrëzuar pasi nuk e ka kuptuar se ashensori mungonte.

Punëtori B.D, 44 vjec që ishte pranë tij është përpjekur ta ndihmojë adoleshentin, por fatkeqësisht nuk ka mundur dhe është rrezuar bashke me te, duke marrë fraktura në trup. Policia thotë se ka nisur hetimet per ngjarjen e rëndë.

POLICIA
Policia njoftoi sot ngjarjen e ndodhur dje ne Shkozet te Durresit. Ne nje komunikate per shtyp, Policia e Durresit ben me dije se;
Më datë 26.08.2016, rreth orës 14:00, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës, tek firma e këpucëve duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K.L. 15 vjeç, banues në Durrës, I cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.
Ndërkohë, shtetasi B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar shtetasin K.L. në tentative për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit.
Për pasojë shtetasi K.L. ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi B.D. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për ngjarje aksidentale.

(d.b/BalkanWenb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: