Jo vetëm Buenos Aires, Rabat po feston edhe një sukses, atë të kombëtares marokene të trajnerit Regragui.

Kombëtarja marokene, e katërta në Botërorin e Katarit dhe e para afrikane që ka arritur në gjysmëfinale, u kthye në Marok dhe autobusi me Amrabat & Co u përshëndet nga një lumë njerëzish që donin t’i falënderonin për emocionet e përjetuara gjatë Kupës së Botës.

Kjo përfaqësuese, edhe pse jo me emra të mëdhenj, ia doli të shkruajë historinë. Kujtojmë që ky ekip u eliminua në gjysmëfinale nga Franca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: