SHKUP- Një numër i madh protestuesish janë mbledhur para ndërtesës qeveritare në Shkup të Maqedonisë. Të gjithë njëzëri kanë kërkuar duke brohoritur dorëheqjen e qeverisë. “Dorëheqje të Qeverisë’, ‘vrasës’, ‘Gruevski ik’ janë parrullat drejtuar qeverisë. Mësohet se tubimi është përballur me forca të shumta policore. Ndërsa më pas turma është tërhequr disi, ndërsa kanë vazhduar thirrjet antiqeveritare.

Ndërkohë, situata e tensionuar ka bërë që gatishmëria e policisë të jetë e madhe në shumë pika të kryeqytetit maqedonas. Një pjesë e protestuesve në shenjë proteste kanë hedhur vezë në drejtim të ndërtesës qeveritare.

Protestuesit kanë valëvitur edhe pankarta me slogane antiqeveritare, ndërsa mes turmës valëvitej dhe flamuri shqiptar. Situata po vazhdon të jetë e tensionuar dhe se priten zhvillime dramatike minutë pas minute.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: