BalkanWeb ka siguruar pamjet nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në qytetin e Kuçovës, ku një 70-vjeçar në gjendje të dehur u përplas me murin e stadiumit e më pas përfundoi anës rrugës. Ngjarja ndodhi në hyrje të këtij qyteti.

Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti Fuoriatradë ‘Toyota’ me targa belge, ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me murin rrethues të stadiumit të qytetit. Automjeti ka ecur disa metra mbi trotuar dhe në fund është përplasur me ndarësen e rrugës.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se drejtuesi i mjetit, Lulzim Sherifi, ka qenë i dehur, pasi kishte qenë në një festë familjare.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb