Ëndrrat e një çifti të sapomartuar në Karolinën e Jugut, janë presë në mes, kur pas dasmës një shofer e dehur i aksidentoi ata.

Për fat të keq nusja, 34-vjeç, humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Nëna e dhëndrit krijoi një faqe GoFundMe për të paguar funeralin e nuses së saj dhe faturat mjekësore të djalit të saj. Ai përfshinte një foto të porsamartuarve duke vrapuar nën xixëllonja pak para përplasjes, gjë që bëri që karroca e golfit të rrotullohej disa herë.

Të dhënat e marra nga makina me qira e të dyshuarës Jamie Lee Komoroski, treguan se ajo po ngiste makinë me 105 km/h, ndërsa limiti ishte me 40 km/h.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb