Në Madrid, në vite, kanë zbarkuar shumë yje të futbollit botëror, lojtarë me shumë klas, një prej tyre, nga më të rëndësishmit, është pa diskutim Toni Kroos. Ylli gjerman vijon të ketë të njëjtin klas në këmbët e tij, pavarësisht moshës, këtë e vërtetoi edhe një herë përballë Bayern Munich ku ishte perfekt në çdo aspekt, 49 pasime, 48 prej të cilave të sakta, apo super assisti për Vinicius Jr. Pikërisht në lidhje me këtë detaj të ndeshjes, që solli golin e parë të Realit, ka folur edhe Kross:

“Unë mendoj se ajo ishte meritë e Vinicius, Ai është një lojtar i shpejt që pëlqen të sulmojë hapësirat, nuk mendoj se ishte ndonjë assist aq special”, u shpreh Toni Kroos i cili më pas u ndal duke folur për të ardhmen e tij. Mediat në Spanjë e bëjnë fakt të kryer se Kroos do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm, por ylli gjerman e ka mohuar diçka të tillë, ose më saktë nuk preferoi të bëjë një koment:

“Nuk është momenti për të folur, dua të fitoj edhe këtë sezon, nuk mendoj në këto momente për të ardhmen. Si do të jetë të luaj në një skuadër me Mbappe dhe Vinicius sezonin e ardhshëm? Më vjen keq djem, këto nuk janë punët e mi. E sigurt është se në ndeshjen e kthimit kundër Bayern nuk do të jemi bashkë”, u shpreh Toni Kroos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb