Është një nga personazhet më ikonik të hard rock dhe është cilësuar ‘zoti i errësirës’. Por tani Ozzy Osbourne, 71 vjeç, i duhet të luftojë kundër armikut të tij më të madh, sëmundjes.

Osbourne ka njoftuar se vuan nga Parkinson. Diagnoza i është bërë një vit më parë, dhe edhe pse qarkullonin zëra që ishte i sëmurë, ai deri më sot gjithmonë e ka mohuar.

Lajmi vjen nga ‘Good Morning America’ ku Ozzy ka marrë pjesë së bashku me bashkëshorten Sharon.
’Ishte një provë shumë e vështirë për ne’, ka thënë këngëtari. Sharon ka shpjeguar që në prill do të shkojnë në Zvicër për tu vizituar tek një doktor nga i cili shpresojnë të kenë ndonjë përgjigje më shumë. ’Tani ndjehem mirë që u hapa dhe fola me fansat e mi për sëmundjen-ka thënë Ozzy- Të fshehësh diçka është e vështirë dhe nuk ndjehesh asnjëherë rehat me veten, ndjehesh fajtor. Ishte sikur të më kishin mbaruar justifikimet për të shpikur’.

Këngëtari ka thënë edhe që ndjehet mirë tani dhe jo si në shkurtin e shkuar dhe ka ndërmend t’i kthehet koncerteve, pas incidentit në një shfaqje ku u rrëzua dhe dëmtoi shpatullën.

Ozzy ka publikuar këngën e tij të fundit, së bashku me video, në dhjetor.
’Under The Graveyard’ i ka paraprirë albumit të tij të ri,’Ordinary Man’, që do të dalë në 21 shkurt.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb