Shoku i skuadrës te Rubin Kazan, Darko Jevtic pati vetëm fjalë të mira për sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Daku.

“Unë mendoj se Daku është një lojtar që luan për ekipin. Ndoshta duhet të jetë pak më i guximshëm, në disa situata sulmuesit duhet të jenë egoistë. Prandaj kjo ka një efekt të keq në statistikat e tij personale. Mund të kishtë më shumë gola të realizuar, sesa ka aktualisht. Daku ka shumë potencial, është i gjatë, i shpejtë dhe ka teknikë të shkëlqyer. Mund të arrijë shumë në karrierën e tij”, është shprehur Jevtic.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb