Historia që u bë pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti ishte ajo një zonje, e cila, pas vdekjes së të bijës në moshë fare të re, ka nisur një konflikt të fortë me ish-dhëndrin. Ky i fundit kishte qenë i divorcuar nga vajza e ndjerë që në vitin 2020.

Zonja Drita shprehet se vajza ka vetëm tre muaj që ka ndërruar jetë dhe, ende pa u mbyllur plaga e humbjes, ish-dhëndri ka nisur një konflikt në familjen e tyre, kryesisht ndaj djalit të saj, duke e akuzuar atë se i ka marrë makinën dhe se ka dhunuar djalin e tij. Nga ana tjetër, Drita shprehet se makina ishte blerë nga djali i saj dhe i ishte lënë në përdorim motrës së ndjerë, e cila e përdorte për nevojat e saj. Pas vdekjes, makinën e mori sërish djali dhe nga ky moment nisi një sherr, i cili përfundoi me kërcënime dhe denoncime.

“Më ka hapur problem me djalin, me makinën. Vajza ime shkoi bëri transplantin në Turqi. Erdhi në 25 shtator nga spitali dhe unë u largova me qira në Korçë. Më mori policia në 27 shtator në polici ku më njoftoi dhe më tha se e kisha dhunuar dhëndrin. Vajza më thoshte që të ikte në paqe, që mos të ndahej fëmija e saj nga babai. Unë kur vajza qante për të, isha gati t’i vija thonjtë në fyt. Tregojnë dhe doktoreshat, ai i ka futur thonjtë në fyt vajzës, duke qenë në spital. E dinë të gjitha doktoreshat në Tiranë. Kam jetuar me vajzën dhe nipin tim. Punoja vetë, si dado në Zvicër. Kam punuar në hotele në Devoll dhe në Greqi, e kam mbajtur vajzën vetë. Ai nuk e mbante dot vajzën time dot. Ai mori pjesë në varrimin e vajzës. E kishte ai djalin atë ditë. Ai tha për djalin; është prona ime, edhe djali, deri sa të mbushë 18 vjeçe. Ajo dilte nga spitali, të nesërmen vinte në Tiranë, që ta rrinte pranë djalit të saj, se merret me sport. Thoshte; mami, dua të rri sa më shumë me djalin. Me djalin, nipin tim flas me kamer dhe me telefonata.”, tha nëna e viktimës. Ndërkohë, në një përballje me ish-vjehrrën, ish-dhëndri tha se nuk ka konflikte, por makina i takon djalit të tij, pasi ai është trashëgimtari. Ai tha se nuk e ka dhunuar kunatin e tij.

“Gjendja e djalit është e mirë. Tani e kaloi më mirë. Djali është prona ime, patjetër. Jam kujdestari i tij. Me nënën e tij i kishim lënë pas këto probleme, se bashkëjetonim. Kalonim mirë. Me kunatin kam pasur marrëdhënie të mirë. Makina ishte në pronësi të Brinedës. Tani e ka djali i saj. Ia kam paguar të gjitha dokumentet makinës së Brinedës. Djali im është pronari i makinës. Me kunatin kam marrëdhënie të mira, nuk më ka dhunuar. Hajde e do makinën, ta marrë, por është e djalit tim.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb