RUSI – Bashkëshortja e Aleksei Navalnyt, Julia Navalnya, ka mbajtur sot fjalën e saj përpara deputetëve të Parlamentit Europian.

Ajo tha se Strasburgu ka qenë një nga qytetet, ku çifti ka kaluar së bashku kohët më të mira. Julia deklaroi se ajo nuk po shëtit më me bashkëshortin e saj, por po mban fjalim për vdekjen e tij.

Gruaja e liderit të opozitës ruse tha se Aleksei u torturua për 3 vite resht nga regjimi i Putinit. Sipas saj, ai ka qenë i uritur, i izoluar nga bota dhe se i janë mohuar letrat, telefonatat dhe mesazhet me të afërmit. “Pas këtyre gjërave të tmerrshme, ata e vranë. Më pas abuzuan me trupin e pajetë”, tha bashkëshortja e Navalnyt.

Duke përshkruar sesi dukej Navalny në përditshmëri, ajo deklaroi se bashkëshorti ishte një njeri që “shpikte gjithmonë ide të reja”. Ajo shtoi se ekziston mundësia, që policia ruse të arrestojë personat që shkojnë në varrimin e Aleksei Navalnyt. Opozitari rus ndërroi jetë në një qeli të largët në Arktik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: