RUSI – Bashkëshortja e liderit opozitar të ndjerë, Aleksei Navalnyt, Julia Navalna ka akuzuar autoritetet ruse, për fshehjen e trupit të Navalny dhe se prisnin që gjurmët e agjentit nervor Novichok të zhdukeshin nga trupi i tij.

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, tha në një video-mesazh të hënën se do të vazhdojë punën e burrit të saj dhe do të luftojë për një Rusi të lirë. “Unë dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të ndërtoj një Rusi të lirë”, tha Navalnaya në një video-mesazh të titulluar: “Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny”.

“Vladimir Putin vrau burrin tim,” tha Navalnaya, duke shtuar se ajo do të

punonte me popullin rus për të luftuar me Kremlinin, për të krijuar një Rusi të re. Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e tij.

Navalnaya akuzoi autoritetet ruse për fshehjen e trupit të Navalnyt dhe se ata prisnin që gjurmët e agjentit nervor Novichok të zhdukeshin nga trupi i tij. Aleatët e Navalny-t kanë lajmëruar se e dinë pse u vra i shoqi dhe së shpejti do të zbulojnë detajet, duke përfshirë emrat e personave të përfshirë në vrasjen e tij./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb