Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, mori jetë për herë të parë në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës një koncert maratonë.
koncert
Thelbi i kësaj ceremonie ishte një Maratonë Pianoje, me titullin “Shopen fluturon nga Tirana International Airport”, organizuar nga Tirana International Airport (TIA) në bashkëpunim me Shoqatën Frederik Shopen, Shoqatën Epta, Shkollën e Muzikës dhe me mbështetjen të Amabasadës Polake, në sallën e pranimit të biletave apo check-in.
IMG_0507
Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 60 pianistë duke filluar nga mosha 4 vjeç nën drejtimin e Maestro Zhani Ciko, morën pjesë në maratonën e cila gjati 11 orë, në një skenë unike, duke luajtur notat e Shopen nën thirrjet e emrave të pasagjerëve dhe pa ndërprerë operimin e aeroportit.
piano
“Tirana International Airport është shume e ndjeshme ndaj artit dhë në mënyrë të veçantë, ndaj të rinjve sakrifica e të cilëve për të zhvilluar muzikën dhe artin mbetet akoma e pavlerësuar në vendin tonë. Ne shpresojmë se ju të gjithë do të jeni më të mirë se ne, dhe të mund t’i jepni artit vendin që meriton, duke ndriçuar skenën kurdoherë” u shpreh në fjalën e hapjes, Arlinda Çausholli, Drejtore e Komunikimit në TIA.
IMG_0296
Maratona e Pianos shënoi gjithashtu 100 vjetorin e rivendosjes së sovranitetit të Polonisë dhe për këtë arsye Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura vlerësoi këtë eveniment të veçantë në fokusin e të cilit ishin pasagjerët dhe artistët.
IMG_0213
Maestro Zhani Ciko dhe Presidentja e Shoqatës Epta Klodi Zheji, u shprehën se duhet të përqafojmë nisma të përbashkëta unike si kjo e sotmja, duke qenë se muzika bashkon njerëzit dhe aeroporti mund të jetë vendi më i mirë për krijimin e kujtimeve të veçanta për të gjithë ne.
IMG_0543
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: