Shoqërimi në polici i Indrit Dokles, Fatjon Muratajt dhe Gentian Reçit pak ditë më parë nga policia mbetet ende i veshur me mister, duke qenë se brenda pak orës dy prej tyre u lanë të lirë. I vetmi që mbeti në qeli ishte Fatjon Murataj me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Të paktën kështu figuron në njoftimin e policisë, ndonëse emrat e tyre ishin në shënjestër të hetimeve pas masakrës së Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Kjo, për arsye se Brilant Martinaj ishte kushëri i Ervis Martinaj, me të cilin dyshohet se Indrit Dokle e Gentian Reçi, kunati i tij kishin një llogari të hapur.

Indrit Dokle ishte i pari që u pyet dhe në muajin gusht për zhdukjen e Ervis Martinajt.
Dokle është shoqëruar dhe pyetur tre javë më parë për masakrën e Fushë-Krujës nga Prokuroria e Krujës. Ndërsa për Ervis Martinajn është pyetur në Prokurorinë e Kurbinit.

Mes Ervis Martinajt dhe famijes Reçi, ku Dokle është dhëndër kishte një konflikt që kulmoi me vrasjen e vjehrrit të tij Xhelal Reçi, ish-polic.

Por natën që u ndalua Dokle nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. Ndërsa Murati dhe Reçi janë paraqitur 4-5 ditë më parë në policinë e Krujës dhe kanë dhënë shpjegime në lidhje me masakrën e ndodhur te Mbikalimi i Fushë-Krujës.

Emri i Indrit Dokles u rikthye në media pas lirimit me kusht nga ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha.
Aktualisht Dokle dhe Reçi janë duke u hetuar për shkak se janë gjetur në prani të një personi që ishte nën hetim, Fatjon Muratajt.

Ndërkohë Nuredin Dumani deklaroi para institucioneve se Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro për të ekzekutuar Indrit Doklen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb