Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vizituar të enjten Kievin. Skuadra e cila ishte ngarkuar me detyrë të siguronte mbrojtjen e Scholz, ishte e përbërë nga gjashtë truproja.

Nexta ka publikuar në profilin në Twitter, një foto të truprojave me dy vëllezërit Klitscho. Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, dhe vëllait të tij Wladimir Klitschko, të dy kampionë të botës në boks për peshat e rënda.

“Gjashtë truprojat e Olaf Scholz, të cilët kanë garantuar sigurinë e tij gjatë vizitës në Kiev, duket se kanë përmbushur ëndrrën e tyre- ata bënë një foto me vëllezërit Klitschko”, shkruan Nexta.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, vëllezërit Klitschko i janë përgjigjur menjëherë kërkesës për të dalë në mbrojtje të adheut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb