3 sfidat e fundit të fazës së 1/16 në Kupën e Mbretit u luajtën mbrëmë dhe sot është hedhur shorti për çerekfinalet që ka rezervuar sfida mjaft interesante.

Më i privilegjuari, të paktën në letër, është Real Madrid. Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan për të siguruar një vend në 4 më të mirat do të duhet të përballet me Leganes.

Disi më e vështirë do të jetë për Barcelonën pasi ekipi i Ernesto Valverde-s do të luajë derbin kundër Espanyol.

Sfida më e ekuilibruar është mes Atletico Madrid dhe Sevillia-s. Skuadra e Simeone-s do të ketë përballë një ekip me të panjohura, pasi prej pak kohësh në Sevillia është transferuar tekniku italian Vincenzo Montella.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb