Festivali Letrar për të Rinj “Tirana Gate-2020” shpalli sot fituesit e Edicionit të VI në tre kategori, esse, prozë dhe poezi, ku konkurruan me dhjetra nxënës e studentë të shkollave të kryeqytetit. Juria e festivalit vlerësoi me çmim të parënë Ese – Antea Spahiun, në Prozë – Ersona Duron dhe në Poezi – Sara Hidrin.

“Festivali e nisi punën e tij në mars, duke e ndryshuar tërësisht mënyrën e organizimit, pasi gjithçka u krye online për shkak të pandemisë. Ai u organizua si çdo vit nga Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe u mbështet nga Bashkia e Tiranës. Tema e këtij edicioni ishte “Shpirti i një kryeqyteti që ndryshon”, e lidhur ngushtësisht me Tiranën dhe 100-vjetorin e shpalljes Kryeqytet”, bën të ditur Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mbështetja për artin dhe kulturën nuk do të mungojë dhe se ky festival po kthehet në një traditë të bukur të Tiranës. “Të bësh art e kulturë është sfidë në kohët ku jetojmë. Por, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Komercalizmi, zelli për t’u dukur, ndoshta i kanë shkurajuar ata që merren me letërsi ose mendojnë të investojnënë art e kulturë. Ama, aleanca që kemi krijuar sot me këtë festival, ka mundësi të transformojë, në mos botën, të paktën këtë qytet. Nëse nuk ndryshojmë dot botën, të paktën mund ta përmirësojmë qytetin tonë, qoftë edhe duke u frymëzuar. Do të kemi shanse të tjera si ky festival dhe mezi pres që bashkia të vazhdojë të jetë partneri shqiptar i këtij konkursi”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas tij, pavarësisht ndonjë minorance që kritikon nga interneti, qyteti ka nevojë edhe për art, kulturë e letërsi. Veliaj shtoi se një vend që investon në kulturë, është edhe më i mirë. “Detyra e një qyteti në rast pandemie apo tërmeti është të ndihmojë ata më në nevojë, por edhe shpirti ka nevojë të ushqehet me ‘bukë’. Sikur ‘buka për shpirtin’, siç është ky konkurs, të ishte në të njëjtat përmasa me ndihmat, besoj se do të ishim një vend edhe më i mirë, me shpirtin edhe zemrën plot”, u shpreh kryebashkiaku.

Sipas Bashkisë, Festivali Letrar për të Rinj “Tirana Gate-2020” synon të sjellë në vëmendjen e lexuesve shqiptarë krijues të rinj e të talentuar, të cilët do të jenë autorët e së nesërmes, dhe t’i drejtojë ata përmes aktiviteteve të ndryshme për të fituar gjithnjë e më shumë bindje mbi talentin e tyre.

Po kështu mësohet se aplikimet u pranuan si në të gjitha edicionet e Festivalit përmes aplikimit në Faqen zyrtare të Festivalit në Facebook. Ishte juria e përbërë nga Arta Marku, Ylljet Aliçka dhe Renato Kalemi, që përzgjodhi grupet e 6 krijimeve më të mira dhe të fituesve në secilën gjini.

Vendet e treta
Ese III Tea Kodra – “Në shtëpinë tonë”, shkolla, “Sami Frashëri”
Prozë III Xhizel Agolli – “Faqe ditari”, shkolla, “Sami Frashëri”
Poezi III Eda Aga – “Qytet i heshtur”, shkolla “Sandër Prosi”

Vendet e dyta
Ese II Gresa Lika “Koktej ‘Tirana’”, shkolla, “Myslym Keta”
Ese II Jugerta Cuka “Shpirti i lodhur i një qyteti ëndërrimtar” shkolla, “M. Keta”
Prozë II Jorjona Biraku “Shpirti i një kryeqyteti që ndryshon” shkolla, “Myslym Keta”
Poezi II Diego Minxalli “Vërshim ndjenjash varfanjake”, shkolla, “Sami Frashëri”

Vendet e para
Ese I Antea Spahiu “Shtëpia e braktisur në zemër të qytetit” shkolla, “S. Frashëri”
Prozë I Ersona Duro “Gostia”. shkolla “Myslym Keta”
Poezi I Sara Hidri “Të rritesh me qytetin tënd”, shkolla “New York High School”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb