KOSOVË-Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se deri në muajin shkurt, çdo anëtar i Vetëvendosjes mund të paraqesë kandidaturën për postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se organizimi i zgjedhjeve të brendshme në këtë mënyrë nga VV, tregon se kjo parti ka statutin më demokratik nga të gjitha partitë në Kosovë.

“Statuti i LVV kemi thënë që është statuti më demokratik. Jemi i vetmi subjekt që organizon zgjedhjet me parimin një anëtar një votë. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lëvizjes, kemi vendosur t’i organizojmë zgjedhjet për kryetar dhe ka të drejtë të konkurojë secili anëtar. Deri në muajin shkurt do të organizohen zgjedhjet për kryetar dhe do të organizohen në të gjithë Kosovën”, ka thënë Ahmeti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: